Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Në natën e Vitit të Ri, Mozzik paralajmëron një surprizë për fansat

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, këtë vit ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore.

Ai madje në mes të pandemisë solli albumin e ri “MozzArt”, i cili njëherësh u prit shumë mirë nga publiku.

Por, duket se vitin 2020 nuk e do e mbyllë me kaq pasi sonte (e enjte) ka paralajmëruar një surprizë për fansat.

Përmes disa postimeve që ka ndarë në rrjete sociale të realizuara në Tiranë, njofton se do të sjellë diçka të re, që siç shihet ka të bëjë me një këngë.

“Sonte 00:00, Mozzik n’Tiranë”, ka shkruar ai.

Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, të cilët janë kureshtarë për atë që do të sjellë 25 vjeçari.

Mozzik ndërkohë është duke e shijuar suksesin e projektit të fundit “El Chapo”, të cilin e solli në bashkëpunim me të vëllanë, Getinjon.

Projekti i tyre për vetëm pak javë ka marrë afro 10 milionë klikime në YouTube.

Postime të ngjashme

Mixha Bibë kërcënon këngëtarin me armë në mes të emisionit (Video)

T E

Meti tashmë si menaxher, sjell fuqishëm në skenë Adolin

T E

Një tjetër arritje për Dua Lipën, albumi “Future Nostalgia” certifikohet si ‘platinum’ në Mbretërinë e Bashkuar

S.B.

E pyetur nëse ndonjëherë ka vuajtur nga ankthi, Aurela Gaçe: Sigurisht, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike e monetare

S.B.

Anxhela Peristeri prezanton një pjesë të klipit të këngës përfaqësuese në “Eurovision 2021”

S.B.

Taylor Swift anulon sërish shfaqjet e mbetura të turneut “Lover Fest” për shkak të pandemisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...