Në Negotinë dhe Demir Kapi ka filluar votimi për president të shtetit dhe deputetë

nga Redaksia

Negotinë/ Demir Kapi, 8 maj – Në Negotinë dhe Demir Kapi në mëngjes filloi votimi për zgjedhjet presidenciale. Nga komisionet zgjedhore komunale informuan se me kohë janë hapur të gjitha vendvotimet. 

“Të gjitha 28 vendvotimet janë hapur me kohë, me sukses filloi procesi zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet për deputet në Parlament, informoi sot në mëngjes, kryetarja e Komisionit komunal i zgjedhjeve (KKZ) Negotinë, Elizabeta Kamçeva.

Ajo kujtoi se gjithsej 165 të sëmurë dhe të pafuqishëm votuan dje në Negotinë, nga gjithsej 175 të regjistruar për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. 

“Votuan 71 burra dhe 94 gra, 1 person nuk votoi. Kishte një person të regjistruar që votoi në arrest shtëpiak për rrethin e dyte të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare”, sqaroi Kamçeva.

Në Demir Kapi gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 66 persona për të votuar, informoi kryetar i KKZ-së, Blagoj Jovanovski. Sot votohet në 11 vendvotime.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More