Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Në një aksident mes një kamioni dhe një automobili në Skudrinë të lënduar dy persona, trafiku është normalizuar

Gostivar, 11 qershor 2021 – Dy persona janë lënduar në një aksident komunikacioni që kishte ndodhur në rrugën rajonale te fshati Skudrinë. Pas mbikëqyrjes së bërë, komunikacioni është normalizuar dhe po zhvillohet në dy drejtime.

Nga SPB Tetovë informojnë se sot rreth orës 14 ishte denoncuar një aksident komunikacioni në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës – Dibër, në të cilën kanë marrë pjesë një veturë “audi” me targa të Strugës i drejtuar nga V.C. (53) nga Dibra dhe një kamioni “daf” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte J.D. (45) nga Shkupi. Në aksidentin, shoferi dhe dy bashkudhëtare në “Audi” kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Dibrës për ofrimin e ndihmës mjekësore.

Në vendin e aksidentit mbikëqyrje ka bërë ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme në Gostivar.

Gjatë mbikëqyrjes ishte ndërprerë komunikacioni për automjete të rënda transportuese, ndërsa në mënyrë alternative lëshoheshin ato të lehta. fc/

Postime të ngjashme

Gjendet trupi i një burri të vdekur në afërsi të Zhirovnicës

Z H

Dhunoi të miturën në motel, arrestohet i dyshuari nga Kllokoti

D V

Rrahje në Prizren, përdoren shkopat dhe thikat

D V

Arrestohen dy persona në Pejë për marrje me prostitucion

D V

Aksidentohet një veturë e nuses në Gllarevë

D V

Në Shkup, janë gjobitur 243 shoferë, 56 për ngasje të shpejtë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...