Agjencia Zhurnal.mk

Në një varr masiv në Bosnje gjenden 12 trupa nga koha e luftës

Zyra e Prokurorit në Bosnje tha se mbetjet e 12 njerëzve të vrarë gjatë luftës së viteve 1992-95, u gjetën në një varr masiv, që u zbulua së voni pranë Sarajevës.

Në deklaratën e lëshuar të premten thuhet se mostra të ADN-së janë marrë për të përcaktuar identitetin e njerëzve, mbetjet e të cilëve u gjetën në varrin masiv në Malin Igman, rreth dy javë më parë.

Zyra e Prokurorit tha në atë kohë se viktimat mund të jenë myslimanë nga fshati Donji Haxhiqi, të cilët figurojnë të zhdukur qysh në verë të vitit 1992.

Gati 7,000 njerëz mbeten ende të pagjetur nga lufta në Bosnje.

Në këtë luftë janë vrarë mbi 100,000 vetë, ndërsa të pastrehë kanë mbetur disa milionë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...