Në Numrin e vetëm 112 gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 1.951 thirrje

nga Redaksia

Shkup, 11 maj – Në numrin e vetëm të emergjencës 112 në Qendrën për menaxhim me kriza (QMK) ka arritur informacion për një grua të moshuar, e cila është rrëshqitur dhe rrëzuar përgjatë rrugës së dheut nga Negotina për në fshatin Timjanik, kumtoi sot QMK.

Pas paraqitjes, menjëherë janë njoftuar punonjësit e policisë nga SP Negotinë dhe zjarrfikësit nga NJTZ Negotinë, si dhe Shërbimi i urgjencës mjekësore.

“Në telefonatën e saj të parë ka informuar se nuk mund të dilte vetë prej aty, por po tentonte dhe më pas ia doli kur shpëtimtarët arritën aty pranë, në vend. Konkretisht, ekipi i stacioni policor Negotinë ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur gruan e moshuar rrugën nga dheu. Gruaja, ndonëse nuk ka pasur lëndime të dukshme, është dërguar për masë parandaluese nga Shërbimi i urgjencës mjekësore dhe me automjet është dërguar në ambulancën lokale”, thuhet në njoftimin e QMK-së.

Në 24 orët e fundit, Numri i vetëm i urgjencës 112 ka marrë 1.951 thirrje për pastrimin e ujit nga rrugët, pemët e rrëzuara dhe rrëshqitjet e dheut, si dhe një zjarr në ambient të jashtëm. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More