Në Parkun e Qytetit në Shkup, u mbajt fushata e 13 -të kundër kancerit të gjirit

Shkup, 26 shtator – Shoqata “Borka – për çdo ditë të re” sot në parkun e qytetit në Shkup organizoi ngjarjen “Gara për shërim”-“Përpara rozë”, në kuadër të fushatës së 13-të për luftimin e kancerit të gjirit.

 

Më herët, organizatorët, “Lufto për çdo ditë të re”, në bashkëpunim me aleancën më të madhe evropiane të shoqatave të pacientëve “Think PinkEurope”, informuan se vitin e kalua, pandemia Covid-19 shkaktoi vonesa serioze në trajtimin e të gjitha sëmundjeve tjera.
ADVERTISING

“Tani, ndoshta më shumë se kurrë, mbështetja jonë është e nevojshme për të gjithë ata që vuajnë nga kanceri i gjirit. Qëllimi ynë është të dërgojmë një mesazh në lidhje me rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe mbështetjes së pacientit gjatë koronavirusit, si një parakusht themelor për fitoren ndaj kësaj sëmundjeje.” njoftuan nga kjo shoqatë.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili vlerësoi se qasja dhe cilësia e kujdesit shëndetësor për pacientët me kancer të gjirit dhe sëmundje të tjera malinje është përmirësuar në mënyrë sistematike.

“Përveç trajtimit, pacientët kanë mbështetje psikologjike e cila është një nga segmentet më të rëndësishme për menaxhimin e suksesshëm të sëmundjes. “Ekzaminimet e rregullta mjekësore, si dhe vetëkontrolli i gjirit janë më efektivët për zbulimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjes.” shkroi Filipçe në Facebook.

Fushata kundër kancerit të gjirit u mbështet gjithashtu nga ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes.

Nga shoqata gjithashtu vunë në dukje se pacientët me kancer nuk duhet të harrohen për shkak të pandemisë dhe se secili prej tyre meriton një qasje të personalizuar ndaj terapisë, disponueshmërinë e barnave inovative të teknologjisë së fundit dhe terapinë në kohë.

Related posts

Familjarët në rastin “Alfa” sigurojnë dëshmi të reja, të bindur se do të ketë rigjykim

D V

IM: Artan Grubi kapet mat duke montuar shpifje kundër opozitës shqiptare!

Redaksia

Fon der Lajen në Maqedoninë e Veriut dhe rajon mes datave 28 dhe 30 shtator

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More