Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë Kuriozitete

Në Peru zbulohet murali i vjetër 3,200 vjeçar

Arkeologët e gjejnë në provincën Virú të rajonit La Libertad.

Arkeologët në Perunë veriore kanë identifikuar një pikturë murale 3 mijë e 200-vjeçare. Ajo ishte e pikturuar në anën e një tempulli antik të qerpikut. Mendohet se përshkruan një zot merimange zoomorf, me thika, të lidhur me shiun dhe pjellorinë.

Murali ishte i aplikuar me bojë okër, të verdhë, gri dhe të bardhë në murin e strukturës me tulla baltë 15m x 5m në provincën Virú të rajonit La Libertad të Perus. Ai u zbulua vitin e kaluar pasi pjesa më e madhe e vendit u shkatërrua nga fermerët lokalë.

Ekspertët besojnë se faltorja u ndërtua nga kultura Cupisnique para-kolumbiane. Ku u zhvillua përgjatë bregdetit verior të Perusë më shumë se 3 mijë vjet më parë.

Arkeologu Régulo Franco Jordán tha se vendndodhja strategjike e shenjtërores pranë lumit kishte bërë që studiuesit të besonin se kishte qenë një tempull kushtuar hyjnive të ujit.

“Ajo që kemi këtu është një faltore që do të kishte qenë një qendër ceremoniale mijëra vjet më parë”, i tha ai gazetës La República të Perusë.

Sipas arkeologëve, rreth 60% e kompleksit, i cili shtrihet 500 km në veri të Lima, u shkatërrua në nëntor të vitit të kaluar. Kjo sepse fermerët në rajon përdorën makineri të rënda për të provuar të shtrinin fushat e tyre të korrave.

Jordani e ka quajtur tempullin Tomabalito sipas vendit arkeologjik aty pranë, i njohur si el Castillo de Tomabal.

Postime të ngjashme

ITSHKSH dhe QSPA nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Zekirija Haxhiu

Doli nga shtypi libri “Xhamia simbol i Shkupit”

Zekirija Haxhiu

Lule në Lumbardh e thirrje për të mos e harruar figurën e Bekim Fehmiut

Lea Muslija

“Piedestal”, libri me personalitete që sjell një pjesë të historisë shqiptare

Lea Muslija

Video që lexon buzët e Kate dhe zbulon si i thërret ajo vjehrrit të saj, princit Charles

Lea Muslija

Miliarder, udhëtar apo model? Çfarë bëri krijuesi i Telegram që e futi në telashe me agjencinë e intelegjencës ruse?

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...