Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Në përvjetorin e 22-të të Masakrës së Mejes, Florim Thaqi sjell këngën “Lëndina e Lotëve – Meje”

Në 22 vjetorin e përkujtimit të Masakrës së Mejes, këngëtari Florim Thaqi ka realizuar një këngë dedikuar të rënëve dhe të pagjeturve të kësaj masakre.

“Lëndina e Lotëve -Meje” mban titullin kjo këngë e zhanrit popullor dhe është realizuar në muzikë dhe tekst nga kompozitori Kujtim Shala.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e së cilës janë kryer pikërisht te Memoriali Përkujtimor në fshatin Meje të Gjakovës.

Florimi përndryshe është një këngëtar i zhanrit popullor me prejardhje nga fshati Qallapek i Komunës së Pejës.

Ai është i biri i rapsodit të njohur Sadri Qallapeku.

Përkushtimi i Florimit për plot tri dekada dhe fokusimi i tij në rrjedhat e muzikës dhe këngës bëri që sot zëri i tij të dëgjohet në tërë trojet shqiptare.

Postime të ngjashme

Kendall Jenner shihet në shëtitje në Los Angeles, pasi tregoi se kishte vuajtur nga ankthi

S.B.

Seria italiane që lufton racizmin

S.B.

Fansat e Ed Sheeran nxitin spekulime se artisti do të sjell dy albume këtë vit

S.B.

Ardian Bujupi lanson projektin e ri muzikor “Paname”

S.B.

Rita Ora vjen me imazhe atraktive, thotë se dëshiron pak pauzë nga xhirimet

S.B.

Dafina Zeqiri bën të ditur se ka realizuar versionin e dytë të këngën “Vuj Vuj Vuj”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...