Agjencia Zhurnal.mk

Në përvjetorin e katërt të vdekjes së nënës, Adelina përlot me fjalët për të

Adelina i ka bërë dedikim prekës nënës së ndjerë.

Për dallim prej artistëve të tjerë, Adelina Ismaili nuk është shumë aktive në rrjete sociale.

Përmes postimit të fundit, këngëtarja si rrallëherë shkroi publikisht fjalë emocionuese kushtuar nënës së ndjerë.

Ky postim i Adelinës, vjen me rastin e katërvjetorit të vdekjes së nënës, Mona Ismaili.

“Kurr s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty, se jam frikësu që kam me i dridh shtatë qiej e tokën nëse e lëshoj dhimbjen me dal. Ata qiej ku m’ke mësu me fluturu, e këtë tokë që m’k mësu me iu kthy. E këta njerëz që m’ke mësu me i dasht. E këtë jetë që po e mësoj pa ty. Qysh me spjegu diçka që num mbaron kurr? Sa shpirtin të du, e nuk ka çast që nuk të kërkoj. Krejt cka ke dasht e kom ndalu me bo, se nuk janë sytë e tu me pa. Ma pak kishte me dhimt me m’pas lanë kujtime pa krenari. Ti ma ke lanë rrugën e shtruar me dashuri e mburrje edhe për shumë jetë. E dy engjujt që veq të mirën e njohin. Përjetësisht puth edhe tokën kah ke ec mami”, janë fjalët e Adelinës.

Mona Ismaili kishte ndërruar jetë më 25 prill 2016. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...