Infrastruktura gjithnjë e më e përmirësuar ka bërë të mundur udhëtimin në Zonën e Madhe të Gjirit. Puna në Shenzhen dhe jetesa në Hong-Kong, ardhja në Zhuhai në mëngjes dhe kthimi në Makaonë mbrëmje është bërë një rutinë e përditshme për shumë njerëz.
Lidhshmëria shkon përtej transportit. Ndërsa Zona e Madhe e Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao bashkëpunon gjithnjë e më shumë në fusha të tilla si arsimi, mjekësia, sigurimet shoqërore dhe kultura, shkëmbimet ndërmjet qyteteve janë zgjeruar nga turizmi e vizitat familjare dhe konsumi e biznesi te punësimi, sipërmarrja dhe jetesa e njerëzve.