Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Në pjesën e parë të dokumentarit të Loredanës, Mozzik flet për raportin me reperen dhe për ndarjen e tyre

Rap-artistja shqiptare, Loredana Zefi, gjatë këtyre viteve të fundit ka qenë emër shumë i komentuar në faqet rozë, si për jetën private e po ashtu edhe për karrierën profesionale.

Ndonëse këtu përfshihet ndarja nga reperi Mozzik, akuzat për marrjen e 700 mijë frangave e gjithashtu edhe për të bëmat në karrierën muzikore.

Të gjitha këto gjëra, biondja ka vendosur t’i përfshijë në një dokumentar, një pjesë të së cilit e ka lansuar ditën e sotme (e mërkurë).

Në pjesën e parë, Loredana tregon më shumë për jetën mënyrën se si është rritur e po ashtu ndan disa momente me vajzën e saj, Hanën.

Në dokumentar nuk mungoi as ish-partneri i saj, Mozzik, i cili rrëfen raportin me Lorin e mes tjerash flet edhe për ndarjen e tyre.

“Ka loredana dhe Loredana. Këtu është pjesa e parë e dokumentarit tim. Faleminderit të gjithëve që e bënë të mundur këtë”, ka shkruar në përshkrim.

Ndërsa dokumentari fillon kështu, “Lepuri po bëhet më i madh. Po keqësohet. E vetmja gjë që më mban është muzika. Më pëlqen të bëj muzikë. Me të vërtetë. Mbi të gjitha ajo do të kishte pesë fëmijë dhe thjesht do të kishte një jetë të lumtur familjare.Prisni ngadalë”.

Më pas, biondja shfaqet në disa sekuenca me vajzën, ku tregon se si kalon dita e tyre.

“Si bën bleta? Si bën gjarpri? Si bën papagalli?”.

“Kjo është Loredana, unë jam 25 vjeçare. Unë jam një artiste-muzikante. Unë jam me origjinë nga Kosova. Unë jam nënë, kam një vajzë dy vjeçe. Unë kam shtatë vëllezër dhe dy motra. Ne jemi dhjetë fëmijë gjithsej”.

Në një pjesë shfaqet edhe Mozzik, i cili tregon për raportin e tyre dhe flet për ndarjen nga 25 vjeçarja.

“Unë kam qenë njëri prej të rinjve me gjet dikë edhe me u martua sa më shpejt. Ka dashur Zoti e kam gjetur një person që i kam besuar shumë, e kam dashur shumë. Mendoj që gjithçka që na ka mbajtur bashkë është që kemi përjetuar shumë gjëra bashkë. Lori është më ndryshe prej femrave të tjera, është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer shumë”, ka thënë ai.

“Unë mendoj se gjithmonë ka dikë në jetë me të cilin je shok shpirti. Kjo nuk mund të ndryshojë. Nuk ka rëndësi nëse jemi ndarë apo ndoshta jemi bashkë tani, apo jo. Nuk mendoj se ka rëndësi fare”, theksoi në një pjesë Loredana.

“Sa i përket ndarjes që ka ndodhur. Më shumë e kanë bërë mediet më shumë gazetat, normal kanë folur kanë shkruar gjithçka”, thekson më tej Mozzik.

Postime të ngjashme

Adriana dhe Keith kujtojnë takimin e tyre të parë

Lea Muslija

Xhensila akuzohet se kopjoi këtë skenë të klipit nga këngëtarja e njohur

Lea Muslija

Bebe Rexha: Shpresoj pas disa vitesh të marr një master në psikologji

Lea Muslija

Pas Rihannës, Chris Brown akuzohet për dhunë ndaj një tjetër gruaje

Lea Muslija

Mësohet data e publikimit të këngës së re nga Rita Ora

Lea Muslija

U ndanë papritur, Khloe Kardashian dhe Tristan thuhet se po i planifikonin pushimet së bashku

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...