Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

Ne po heshtim, vonë po reagojmë, kurse armiqtë tanë po punojnë!

Fejzi HAJDARI

S’më duket se ka shumë dallime mes qëndrimeve antishqiptare të politikës në Maqedoni dhe Akademisë Maqedonas të Shkencave dhe Arteve, që fatkeqësisht përcillen me heshtje të çuditshme, edhe të faktorit politikë shqiptarë në qeveri, që nga viti 1991 e deri sot. As Ganimete Tërbeshi te kënga: “Asnjë fjalë s’i shpëtoj prej goje”, nuk ka heshtur më shumë se politika jonë e pushteteve, kundrejt shovinizmit antishqiptar.

Kurse strategjia nuk ka ndryshuar fare. Vazhdon të mbetet e njëjtë tani e 30 vite: Fillimisht dalin grupe të caktuara politike shoviniste të mbështetura dhe koordinuara nga politika qeverisëse me gjithë Akademinë, e shpikin produktin politik i cili ofendon e nënçmon shqiptarët, kurse më pastaj instrumentalizojnë edhe mediet e caktuara, për tu krijuar konfuzioni i nevojshëm. Debati ndër maqedonasit vazhdohet dhe stërzgjatet, në stilin: Kanë të drejtë – s’kanë të drejtë! Kuptohet politika shqiptare, e pafuqishme për t’i sanksionuar e ndëshkuar, bënë sehir, duke e ndjekur debatin antishqiptar, me ndonjë reagim bajat, vetëm sa për t’i bë reklamë e jehonë më të madhe qëndrimeve antishqiptare, se sa për t’i parandaluar ato. Asgjë më shumë, e as më pak. Me kaq mbaron muhabeti. Kështu na ofenduan me Enciklopedinë e Akademisë, ku shqiptarët u quajtën: “ardhacakë, malokë… etj”. Kështu na ofendoi Todoro Petrovi, pastaj profesoresha Vankovska, lidhur me tragjedinë e madhe me autobusin e “Durmo-Turs”.
Së fundmi, doli edhe atlasi i radhës politiko-akademik: “Kosova është pjesë e Serbisë”!
Eu, Zot, a ka politikë shqiptare që reagon, dhe mbi gjitha: KËRKON PËRGJEGJËSI prej autorëve?. Si është e mundur që shqiptarët kanë prishur perandori e Jugosllavi, të mos kenë kacik për të dënuar disa akademikë sterilë, që “vlerë” të vetme e kanë antishqiptarizmin.
Shumë prej tyre madje kanë ndërruar jetë, por fryma e enciklopedisë ende po jeton. (Besa edhe enciklopedia akoma është në shitje).
E di dhe nuk dyshoj aspak. Shumë prej jush do të thoni: Po le të na ofendojnë, se nuk na gjen gjë?!. S’ja vlen të bëhet aq e madhe. Po, po… Mirë e keni. Për besë, bash nuk ja vlen. Kështu kemi heshtur edhe më herët, nuk e kemi bë të madhe.
Por falë heshtjes sonë pastaj po krijohet terren për raste si Sopoti, Radusha, Monstra, Gjorce Petrovi, Lagja e Trimave. Po na godasin sa po munden, herë me prokurorë maqedonas, e herë me shqiptar. Heshtja jonë po i trimëron të tjerët, të përgatisin projekte si “Shkupi 2014”, si “Enciklopedia”, largimi i rinisë nga vendlindja. Kur po na kujtohet neve të reagojmë, po bëhet vonë më.
Dhe ne prapë po heshtim, edhe do të heshtim. Bravo, na qoftë!

Postime të ngjashme

‘Ballkani i Hapur’, nismë e dështuar që nga përpara ?!

R Zh

Vjen kërkesa publike për kryeministrin Kurti

D V

Zaevi eshte treguar “vizionar” i nenshtrimit

D V

Opinion / Etiketat e turpit

R Zh

Besnikëri tribale ndaj një bajraktari: Kërkesa e SHBA që Sali Berisha të mos jetë më në Parlament dhe një varg pyetjesh për PD që kërkojnë sot përgjigje

D V

Demokratët duhet të rivotojnë nëse janë me Berishën apo SHBA

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...