Agjencia Zhurnal.mk

Në Podujevë kërkohet ndihma e nivelit qendror për qentë endacakë

Zyrtarët komunalë të Podujevës po kërkojnë ndihmën e nivelit qendror për trajtimin e qenve endacakë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ata kanë thënë se këto kafshë që bredhin lirshëm rrugëve të qytetit, përveçqë paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve, shumë nga ta mund të përhapin edhe ndonjë epidemi. Zëdhënësi i Komunës, Nazmi Elezi, thotë se kanë kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ndërmarrjen e masave urgjente rreth kësaj çështjeje, por deri tash nuk ka pasur përgjigje pozitive.

“Qentë endacakë vazhdojnë të paraqesin kërcënim dhe rrezik serioz për sigurinë fizike të qytetarëve në Komunën e Podujevës, veçmas për shëndetin dhe jetën e nxënësve.

Përveç rrezikut nga sulmet e mundshme, shumë nga qentë endacakë janë të sëmurë dhe paraqesin rrezik për shpërndarjen e ndonjë epidemie”, ka theksuar Nazmi Elezi.

Ai ka thënë se aksioni i vitit të kaluar nga AUV-i nuk ka sjellë ndonjë rezultat.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...