Në polici janë paraqitur raste të dëmtimit dhe mënjanimit të materialit zgjedhor

Shkup, 4 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme sot informoi për tre raste të paraqitura lidhur me material reklamues për zgjedhjet lokale.

 

Në Sektorin policor Saraj, sot në mëngjes në orën 08:25 kandidati për kryetar të komunës së Sarajit në zgjedhjet e ardhshme lokale paraqiti se gjatë natës mes 3 dhe 4 tetorit, në afërsi të urës në Saraj, ishte mënjanuar materiali reklamues i partisë politike, kandidat i së cilës është ai.

Në Stacioni  policor Kratovë, ndërkaq, dje u paraqit se në periudhën prej 1 tetorit deri në orën 15:00 më 3 tetor në murin mbajtës të një shkolle fillore në Kratovë dhe në sallën sportive ishin shkruar grafite lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në SPB Manastir mbrëmë bartësi i listës për këshilltarë nga një parti politike për zgjedhjet lokale në komunën e Pllasnicës paraqiti se në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 15:00 në fshatin Pregllovë ishte bërë dëmtimi i materialit reklamues i cili ishte lënë përskaj rrugës.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e rasteve.

Related posts

U fut për t’u larë, mbytet një pushues në plazhin e Golemit

N E

Gjendet një person i vdekur në Koçan

D V

MPB vazhdon me kontrollet e përforcuara, 209 gjoba vetëm në Shkup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More