Në prag të zgjedhjeve parlamentare, presidenti Rumen Radev po e shtynë Bullgarinë drejt Rusisë

Zgjedhjet parlamentare të 4 prillit në Bullgari nuk kishin arritur të nxirrnin një forcë politike që do të kishte shumicën parlamentare, andaj si pasojë e kësaj situate presidenti Rumen Radev kishte shpërndarë Kuvendin dhe kishte caktuar mbajtjen e zgjedhjet të parakohshme me 11 korrik.

Në një situatë të tillë, Radev pas shpërndarjes së Kuvendit, më 11 maj kishe emëruar këshilltarin e tij për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, Stefan Yanev si kryeministër të Qeverisë së Përkohshme, e cila do ta drejtonte vendin deri në zgjedhjet e parakohshme.

Në Bullgari ka vite që flitet për qëndrimet pro-ruse të presidentit Radev, andaj edhe mandatimi i Yanev nga ai kishte rritur dyshimet se qeveria e kalimtare do të kishte një qëndrim më të butë në raport me Rusinë dhe planet e saja për shtrirjen e ndikimit në Bullgari dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pas emërimit të Yanev për kryeministër, ishin emëruar edhe ministrat e Qeverisë së Përkohshme bullgare. Vlen të theksohen se ministritë kryesore u ishin dhënë politikanëve që kishin të kaluar në shërbimin sekret bullgar ose që kishin studiuar në Rusi.

Ministër i Punëve të Brendshme është emëruar Bojko Rashkov, i cili gjatë periudhës së komunizmit ishte hetues i Shërbimit Sekret bullgar, si dhe deputet i Asamblesë Popullore Bullgare nga radhët e Partisë Socialiste Bullgare, trashëgimtare e Partisë Komuniste Bullgare.

Ministër i Mbrojtjes është emëruar Georgy Panayotov, i cili ishte përfaqësues i Bullgarisë në Kombet e Bashkuara, si dhe ishte specializuar në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Moskë (MGIMO), i njohur ku studiojnë diplomatët dhe pjesëtarët e Shërbimeve Inteligjente të Rusisë.

Ministër i Punëve të Jashtme është emëruar Svetlan Stoyev, i cili ka studiuar në Akademinë Diplomatike në Moskë gjatë viteve të 90-ta.

Pas formimit të qeverisë së përkohshme, presidenti Radev nuk ishte kënaqur vetëm me kontrollin e tij në Qeveri, por kishte filluar të shtrijë ndikimin e tije edhe në institucione tjera me rëndësi të veçantë, siç janë ato të sigurisë.

Radev më 26 maj kishte nënshkruar vendimin për shkarkimin e Dimitar Georgievit, i cili ishte drejtor i Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare (DANS). Georgiev e kishte drejtuar ketë agjenci për mbi 6 vite. Ai gjatë muajve të fundit ishte sulmuar shumë nga qarqet ruse për shkak të zbulimit dhe arrestimit të rrjetit të spiunëve rusë, si dhe kërkesave për depërtimin e shumë diplomatëve rusë, që kryenin aktivitete spiunazhin nën petkun e diplomatit.

Vlen të ceket se kryeministri i përkohshëm Yanev e kishte kërkuar dosjen e plotë të rrjetit të spiunëve rusë të arrestuar në prill 2021. Ka informacione se në mesin e të dyshuarve për spiunazh në favor të Rusisë është edhe emri i një personi të afërt me të.

Pas shkarkimit të Georgiev kishte shumë reagime dhe pothuajse të gjithë e potenconin se arsyeja e shkarkimit të tij ishte hakmarrja për arrestimin e spiunëve rusë.

Ish-kryeministri Borissov ishte shprehur se shkarkimi i Georgiev ishte masë ndëshkuese për zbulimin e rrjetit të spiunëve rusë në Bullgari.

Related posts

Regjimi i Lukashenkas mbyll Shoqatën bjelloruse të Gazetarëve, vjen reagimi i OSBE-së

D V

Çfarë dimë deri më tani për vrasësin e dyshuar me hark dhe shigjetë në Norvegji?

D V

Vendi i parë evropian që heq të gjitha kufizimet e COVID-19

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More