Agjencia Zhurnal.mk

Në pranga shkupjani i dyshuar për posedim të palejuar të armëve dhe municionit

Prokuroria Themelore Publike – Shkup solli Urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër një personi, për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer veprën penale – Prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregëtim i paautorizuar i armëve ose materieve shpërthyese, njofton PTHP-Shkup.

-I dyshuari, në shtëpinë e tij në rr. “Metodija Andonov – Çento” në Shkup, në mënyrë të paautorizuar ka mbajtur armë dhe municion: një pistoletë markë “FEG” me kalibër 9mm me krehër me 13 plumba nga po ai kalibër, një pistoletë KEL-TEC CNC INC me kalibër 380 Auto me krehër me 5 plumba, 17 plumba të revolverit me kalibër 7.5 mmR, 3 plumba për armë gjysmë automatike dhe automatike me kalibër 7,62 X 25 mm, si dhe 105 plumba me kalibër 9mm Para. Armët dhe munucioni janë gjetur dhe konfiskuar gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në datën 29 korrik, informojnë nga Prokuroria e Shkupit.

Pasi që ekzistojnë rrethana që tregojnë në atë se i dyshuari 22-vjeçarë do të mundej të arratiset ose ta përsërisë veprën penale, prokurori publik kompetent deri te gjykatësi i procedurës paraprake dorëzoi propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!