Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Në Prishtinë, nëse je pozitiv me Covid përfiton 50 euro, pensionistët 100 euro

Me një situatë të rënduar nga pandemia po përballet edhe Kosova. Nga java në javë bilanci i infektimeve të reja nga Covid-19 por edhe i humbjeve të jetëve vazhdon të jetë i lartë.

Përballë kësaj situate të vështirë shëndetësore, e cila ka një faturë për të gjitha familjet e prekura nga ky virus, komuna e Prishtinës ka vendosur që të ndërmarrë disa vendime për ta bërë disi më të lehtë barrën financiare të gjitha familjeve ku ka të infektuar dhe aq më tepër kur janë pensionistë.

Vetëm dy ditë më parë në një mbledhje të jashtëzakonshme të kuvendit komunat të Prishtinës është marrë vendimi që për çdo qytetar të konfirmuar pozitiv me Covid-19 të dhurohet shuma prej 50 euro ndërkohë që për pensionistët kjo shumë shkon në 100 euro.

Nën Kryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi tha në “Wake Up” se gjithçka do të përballohet nga buxheti i komunës dhe jo nga buxheti i shtetit.

“Qytetarët e Prishtinës kanë kontribuar me taksa çdo vit për komunën e Prishtinës dhe sot këto taksa po përdoren për ta”, tha ndër të tjera nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

Postime të ngjashme

Konjufca: Serbia po përdorë standarde të dyfishta në procesin e dialogut

Bekim Laçi

Kush janë dy serbët që Kurti ia përmendi Vuçiçit në takimin e Brukselit

Bekim Laçi

Kurti shpalos katër propozimet që pati në takim me Vuçiçin

Bekim Laçi

Analizë/ “Bashkë pa kufi” – Sa janë realizuar 83 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri ?

Zekirija Haxhiu

Nga sot lejohen dasmat në Kosovë

Bekim Laçi

Debat i ashpër mes asamblistëve të LVV-së dhe Shpend Ahmetit, mund të përfundonte në rrahje

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...