Në pritje të verdiktit të Apelit, Salianji kryen manovrën e radhës

nga D V

Deputeti Ervin Salianji ndërron avokatët me të cilët do të përfaqësohet në Apel.

Në seancën e radhës në këtë gjykatë, ku deputeti kundërshton dënimin me 1 vit burg, për të u paraqitën avokatët Redi Ramaj dhe Marash Logu.

Dy avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen, duke pretenduar se ishin caktuar vetëm ditën e djeshme.

Situata ngjalli reagim të avokatit të Geron Xhafajt, palë e dëmtuar në proces, që e konsideroi si përpjekje për zvarritje. “Shty ta shtyjmë u bë kjo  seancë”, tha avokati Ardian Visha.

Për t’i dhënë kohë avokatëve të njihen me dosjen, seanca u shty për më 25 korrik, ora 10:00.

Seancat e kaluara të shqyrtimit të ankimit të Salianjit në Apel kundër dënimit me 1 vit burg për akuzën e “kallëzimit të rremë” kanë dështuar, kryesisht për shkak të mungesës së avokatëve, mungesa që janë arsyetuar me shkaqe objektive.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More