Agjencia Zhurnal.mk

Në Qafë Thanë arrestohen dy shtetas të Maqedonisë të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

Strugë, 5 gusht – Zhurnal.mk – Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, në Strugë, nga ana shqiptare, arrestohen dy shtetas të Maqedonisë, të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, me qëllim të ekstradimit të tyre në Austri dhe Slloveni, ka informuar policia shqiptare.

Bëhet fjalë për një burrë 53 vjeçar i cili kërkohet për shkak të tregtisë me drogë nga ana e autoriteteve austriake dhe një burrë 39 vjeçar i cili kërkohet nga autoritetet sllovene për mashtrim kundër qeverisë.

“Pjesëtarët e stacionit policor kufitar Qafë Thanë, në bashkëpunim me strukturat për hetime të krimit të drejtorisë në Korçë, komisari policor në Pogradec dhe Interpoli Tiranë, arrestuan dy shtetas të Maqedonisë të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar. Janë arrestuar R.D.(53) banor i fshatit Shtermnica, Tetovë dhe S.R.(39), banor i Llabunishtit, Strugë”, qëndron në kumtesën policore.

Shtohet se gjatë kontrollit të dokumentacionit të tyre gjatë hyrjes në Shqipëri, policia kufitare ka konstatuar se R.D. kërkohet nga autoritetet austriake për tregti me drogë. Gjykata e atjeshme i përcaktoi masë paraburgimi për vepër penale për të cilën parashikohet dënim me burg në kohëzgjatje prej 15 viteve.

Urdhërarrestin ndërkombëtar kundër S.R. e kanë shpallur autoritetet sllovene për shkak të veprës penale “mashtrim kundër qeverisë”, për çka në kodin penal slloven parashikohet deri në tetë vjet burg. Edhe atij i është caktuar masa e paraburgimit.

Të dy rastet janë nën kompetencë të Prokurorisë në Pogradec, e cila duhet t’i ndërmarrë aktivitetet e nevojshme për ekstradimin e tyre.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...