Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Shëndetësi

Në qendrat kovid në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 18 pacientë

Shkup, 4 shkurt – Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat Kovid – Shkup, janë hospitalizuar 18 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit. Gjithsej 234 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, kishte gjashtë pranime në klinikat interne. Në qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur tetë pranime të reja të pacientëve, dhe në Klinikën e Sëmundjeve Infektive katër gjatë ditës së djeshme. Gjatë kësaj periudhe në shtëpi janë lëshuar 18 pacientë të shëruar.

Për momentin, 20 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën e Lëkurës në kovid – qendër, 23 pacientë në Klinikën e Neurologjisë, kurse në Institutin e TBC-së janë pranuar gjithsej 21 pacientë me simptoma të koronavirusit. Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 77 pacientë, kurse në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 81 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundjet e mushkërive te fëmijët Kozle ka 12 pacientë. Gjithsej 234 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në ditët e kaluara është i stabil kurse sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 92 vende të lira, ndërkaq pritet që gjatë ditës pas çregjistrimit të pacientëve të rikuperuar, të lirohen vende shtesë. Të gjitha repartet e sëmundjeve infektive janë të pajisura me oksigjen dhe mund të vendosen pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit, thuhet në kumtesë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

ASH caktoi kandidatin e saj për kryetar të Dibrës

D V

Mot shumë i nxehtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë në temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

BESA themeloi nëndegën në Çellopek

D V

Qeveri: Sllavica Kotirova drejtoreshë e re e doganave

D V

Pijet më të mira për një metabolizëm të shpejtë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...