Në qershor rritje prej 9,5 për qind të prodhimtarisë industriale në nivel vjetor

Shkup, 30 korrik – Prodhimi industrial në qershor të këtij viti, në krahasim me qershorin e vitit të kaluar shënon rritje prej 9.5 përqind ndërsa 6.6 përqind në gjysmën e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti shtetëror për statistikë.

 

Shikuar përmes sektorëve, prodhimtaria në sektorin Minierë dhe nxjerrje të gurit në qershor të vitit 2021, shënon rritje prej 9,9 për qind, në sektorin Industria e përpunimit shënon rritje prej 10,8 për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ulje të klimatizimit prej 8 për qind.

Rritja në sektorin e Industrisë së përpunimit është rezultat i rritjes së prodhimit në sektorë: Prodhimi i produkteve të duhanit, Prodhimi i tekstileve, Prodhimi i veshjeve, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i produkteve të gomës dhe plastikës, Prodhimi i produkteve të tjera jo produktet minerale metalike, Prodhimi i metaleve, Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve, Prodhimi i pajisjeve elektrike, Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, që nuk specifikohen diku tjetër dhe nuk përfshihen Prodhimi i automjeteve motorike, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në qershor të vitit 2021, në krahasim me qershorin e vitit 2020, shënon rritje tek prodhimet intermediare, përveç energjisë për 25.4 përqind, prodhimet e përhershme për konsum të gjerë për 52.9 përqind dhe mallrat jo të përhershme për konsum të gjerë për 13, 7 përqind, ndërsa ulje shënon tek Energjia për 23.8 përqind dhe prodhimet kapitale për 1.6 përqind.

Related posts

Të hënën ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci

R Zh

Pagat e punëtorëve të higjienës komunale, BDI: U rritën si rezultat i rritjes së pagës minimale

Redaksia

Shilegovi në inspektim të aktiviteteve për rikonstruktim të bulevardit “Kërste Misirkov”

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More