Në Qeveri pranim dorëzim i funksionit të kryeministrit, pas së cilës Mickoski do të vizitojë Shtipin

nga D V

Shkup, 24 qershor – Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në orën 10 kryeministri i sapozgjedhur Hristijan Mickoski do të pranojë detyrën nga kryetari i deritanishëm teknik i Qeverisë, Talat Xhaferi.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, Mickoski dhe Xhaferi do të kenë takim të shkurtër.

Pas marrjes së detyrës, Mickoski do të shkojë në Shtip ku do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të sallës së re sportive “Xhekson”, ndërsa më pas do të inspektojë ndërtimin e bulevardit të ri “Ilinden”.

Kryeministrit Mickoski në Shtip më vonë do t’i bashkohet edhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, me të cilin do të bëjnë kontroll në spitalin e Shtipit.

Sot, detyrat nga paraardhësit e tyre do t’i marrin edhe zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë Arben Fetai, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More