Agjencia Zhurnal.mk

Në rajonin e Dibrës për subvencione kanë aplikuar 510 bujq

Shkup, 23 korrik – Zhurnal.mk – Në Njësinë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Dibër deri sot kërkesa për subvencione parashtruan 510 bujq.

Afati i fundit për paraqitje është 31 korriku.

“Bëhet fjalë për bujq nga komunat Dibër, Qendër Zhupë dhe rajonet e Rekës, Komuna Mavrovë Rostushë, të cilat për shkak të afërsisë viteve të fundit kërkesat i parashtrojnë tek ne. Edhe pse jep mundësi për parashtrim elektronik tek ne. Edhe pse jep mundësi që edhe në mënyrë elektronike t’i parashtrojnë, megjithatë mbi 95 për qind e bujqve kërkesat i parashtrojnë tek ne”, tha udhëheqësi i Njësisë rajonale, Erben Mulladauti.

Me të gjitha masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga Kovid-19 nga ana e të punësuarve, por edhe bujqve , të gjithëve po u dilet në ndihmë për plotësimin e aplikimeve dhe dokumenteve të nevojshme.

Thekson se konkursi për Programin për pagesa të drejtpërdrejta për vitin 2020 skadon në fund të muajit, më 31 korrik, duke përmendur se të gjitha informatat e nevojshme mund të merren në njësinë rajonale.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!