Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në repartet infektive në vend mjekohen 568 pacientë me Kovid-19

Shkup, 3 shkurt – Në 24 orët e fundit në Kovid-qendrat në spitalet në të gjithë vendin është raportuar se mjekohen gjithsej 328 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 21 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 35 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 24 pacientë, në Veles ka 24 pacientë dhe 48 pacientë në Kumanovë që janë pozitivë dhe dyshues ndaj Kovid-19. Në kovid qendrën në Ohër janë hospitalizuar 50 pacientë, 19 në Prilep në qendër në Gostivar dhe 25 në Strugë. Në spitalin në Strumicë u shtruan 17 pacientë, në Kocani katër, në Kërçovë tetë, Kavadar 18, në Gjevgjeli gjashtë persona dhe në Dibër 13 pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus që mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 568 dhe ka rreth 500 shtretër spitalorë të zbrazët në kovid qendrat.

Gjatë ditës, bëhen lirime të pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen shtretër shtesë.

Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me vende spitaloroe tek të cilat ka qasje të oksigjenit. Ministria ka pasqyrë në situatën me kapacitetet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej, thuhet në kumtesë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Bullgaria e zhgënjyer me rezolutën e miratuar në Shkup

Z H

Thyhen disa drunj në stadiumin e Tetovës, kërkohen autorët

Z H

Xhaferi-Gërvalla Shvarc: Intensifikim i politikave dhe marrdhënieve ekonomike Maqedoni – Kosovë

Z H

Pendarovski nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Z H

Ambasadori çek Toman vizitoi Ministrinë e Bujqësisë

Z H

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...