Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ne repartet infektive në vend mjekohen 658 pacientë me Kovid-19

Shkup, 23 shkurt – Në 24 orët e fundit, në kovid-qendrat në vend është raportuar se mjekohen gjithsej 658 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus dhe ka 415 shtretër të lirë në kovid-qendrat kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e kaluara, 27 pacientë të rinj janë shtruar në spitalet në qendrat-kovid në Shkup për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit. Gjithsej 254 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet.

Në qendër – qendra në qytete të tjera në 24 orët e fundit është raportuar se ka gjithsej 404 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus.

Në spitalin e Manastirit janë të hospitalizuar gjithsej 25 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19. Në spitalin e Shtipit janë të shtruar 34 pacientë. Në Repartin e sëmundjeve infektive në Tetovë ka 14 pacientë, në Veles janë duke u trajtuar 34 pacientë, ndërsa në Kumanovë 52 pacientë pozitivë dhe dyshues për Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër ka 53 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 59, në kovid-qendrën në Gostivar shtatë, ndërsa në Strugë 24 të sëmurë. Në spitalin e Strumicës janë të hospitaliuzar 31 pacientë, në Koçan shtatë, në Kërçovë tetë, në Kavadar 34, nëntë në Gjevgjeli, ndërsa në Dibër 13 pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus.

Gjatë ditës, bëhen lirime të pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen shtretër shtesë”. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me vende spitalore tek të cilat ka qasje të oksigjenit. Ministria ka pasqyrë në situatën me kapacitetet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej, thuhet në kumtesë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson / Afaristi i mirënjohur, Argëtim Saliu kandidat për kryetar komune i koalicionit ASH – AAA për Strugë?

Bexhet Musliu

Bilall Kasami dhe gjithë funksionarët e Lëvizjes Besa bëjnë thirrje për Regjistrim të popullatës

T E

“Shtetësia”, janë paraqitur rreth 1 000 persona

T E

Hoxha: Deri më 31 mars do të prolongohet afati për blerjen e edhe 1.500 tonë duhan

Bexhet Musliu

Izraeli lider në botë, Serbia ndër të parat, ja në cilat vende kryesojnë me programet e imunizimit

T E

Arrestohen dy shtetas britanez në aeroportin e Shkupit me test PCR të falsifikuar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...