Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në repartet infektive nëpër shtet mjekohen gjithsej 490 pacientë, ka 750 shtretër të lirë

Shkup, 17 maj – Zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në spitalet në kryeqytet dhe në spitalet nëpër vend është paraqitur se mjekohen 490 persona pozitivë ose të dyshuar për koronavirus, si dhe se ka rreth 750 shtretër të lire spitalorë në kovid qendrat.

Në Shkup, në 24 orët e fundit në kovid qendrat janë hospitalizuar gjashtë pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 204 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid 19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikat interne nuk ka pasur pranime. Në Kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur dy pranime dhe katër janë pranuar në Klinikën për sëmundje infektive gjatë ditës së djeshme. Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 8 pacientë të shëruar. Në kovid qendrat në Klinikat interne po mjekohen 47 pacientë.

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, numri i pranimeve ditët e fundit po zvogëlohet dhe këtë mëngjes deri në orën 8 kishte 180 shtretër të lirë, ndërsa pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të rikuperuar të lirohen vendet shtesë.

Sipas raporteve nga spitalet në të gjithë vendin, në 24 orët e kaluara në kovid qendrat në të gjithë vendin është raportuar se një total prej 286 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus po trajtohen.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 31 pacientë pozititë dhe të dyshuar në Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 333 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 6 pacientë, në Veles mjekohen 33 të infektuar, në Kumanovë 51 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19.

Në kovid qendrën në Ohër ka 30 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 22, në kovid qendrën në Gostivar 11, në Strugë 16. Në spitalin në Strumicë ka 15 pacientë të hospitalizuar, në Koçan 15, në Kërçovë 9, në Kavadar 10, ndërsa në Gjevgjeli 4 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me kovid-19.

Postime të ngjashme

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

Pendarovski: Pa integrim rajonal nuk mund të flasim për stabilitet rajonal

Dafina Vidishiqi

Dimitrov: Është koha e fundit që BE-ja të përmbush premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

PDSH: Driton Ibishi zgjidhet kryetar i degës së Tetovës

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 85 shoferë në Ohër dhe Strugë

Dafina Vidishiqi

Bexheti: Përfundon bekatonizimi i 2 rrugëve në vendbanimin Kondovë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...