Në Republikën Serbe ndalohet importi i rrushit nga Maqedonia e Veriut për shkak të pesticideve

Beograd, 28 shtator – Inspektorati fitosanitar i Republikës Serbe në BeH ka ndaluar importin e dërgesës së rrushit të freskët me prejardhje nga Maqedonia e Veriut në vlerë prej 20.730 kilogramë për shkak të përmbajtjes së shtuar të pesticideve, njofton korrespondenti i MIA-s në Beograd.

 

“Gjatë kontrollit të rregullt të dërgesës së ushqimit me prejardhje bimore gjatë importit, inspektori kompetent ka bërë marrjen e mostrës për analiza laboratorike me qëllim të ekzaminimit të mbetjeve të pesticideve”, njoftoi Inspektorati i Republikës Serbe, raporton RTRS.

Në bazë të raportit të analizës laboratorike dhënë nga “Instituti i ujit” në Bjelinë ku është hulumtuar prania e 180 substancave aktive në mostrën e analizuar është rritur prania e pesticideve “fosmet” mbi vlerat e shkruara me Dekret për nivel maksimal të mbetjeve të pesticideve në ushqim dhe ushqimin me origjinë shtazore dhe bimore.

Duke vepruar sipas rezultateve të analizës, Inspektorati ka sjell vendim me të cilin ndalohet importi dhe ka urdhëruar kthimin e dërgesës kontestuese të dërguesit ose shkatërrimin nën mbikëqyrje të inspektorit kompetent.

Nga Inspektorati kanë rikujtuar se këtë muaj për shkak të pranisë së shtuar të pesticideve është ndaluar importi i 6.842 kilogramë të rrushit nga Shqipëria dhe 660 kilogram kastravec i freskët nga Maqedonia e Veriut derisa importi i 24 ton patateve me prejardhje nga Polonia është ndaluar për shkak të pranisë së konfirmuar të organizmit ekonomikisht të dëmshëm.

Related posts

Rritje të çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me mesatare prej 0,25 për qind në lidhje me Vendimin e 13 shtatorit

D V

Prezantimi i projektit evropian për ekonomi rrethore – Cinderela

D V

ASK publikon indeksin e çmimeve të prodhimit për tremujorin e dytë të 2021

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More