Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Në rrethin e ngushtë në garën e veturës më të mirë vitit në Evropë janë 29 modele

Përzgjedhja e “veturës së vitit në Evropë” (Car of the Year) mbahet tradicionalisht që nga viti 1964, kurse vitin e kaluar epitetin e më të mirit e ka fituar Peugeot 208.

Sikurse deri më tani, modeli më i ri e më i mirë për vitin 2021, do të përzgjidhet nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga gazetarët e automobilizmit. E emri i fituesit do të zbulohet më 1 mars të vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Markat me më së shumti modele në garën e sivjetme është Mercedes me katër, e pasuar nga Hyundai me tri. Ndryshe auto-industria e Koresë së Jugut ka depërtuar në garë edhe me një veturë tjetër – Kia Sorento.

Edhe BMW është në garë me dy vetura, e për titull do të konkurroj edhe Volkswagen Golf, Skoda Octavia dhe Dacia Sandero. Aty janë edhe katër modele të veturave elektrike.

Më poshtë ju sjellim të gjitha modelet që kanë hyrë në rrethin e ngushtë të garës

  • Audi A3
  • BMW Serie 2 GranCoupe
  • BMW Serie 4
  • Citroen C4
  • Cupra Formentor
  • Dacia Sandero
  • Fiat 500
  • Ford Explorer
  • Ford Kuga
  • Honda e
  • Honda Jazz
  • Hyundai i10
  • Hyundai i20
  • Hyundai Tucson
  • Kia Sorento
  • Land Rover Defender
  • Mazda MX-30
  • Mercedes-Benz GLA
  • Mercedes-Benz GLB
  • Mercedes-Benz GLS
  • Mercedes-Benz S klase
  • Peugeot 2008
  • Polestar 2
  • Seat Leon
  • Škoda Octavia
  • Toyota Mirai
  • Toyota Yaris
  • Volkswagen Golf
  • Volkswagen ID.3

Postime të ngjashme

Rënie e shitjes së automjeteve të reja për 33 për qind

R Zh

Gjithnjë e më shumë po vidhen pasqyrat e veturave, hajnat po e përdorin teknologjinë e avancuar të tyre

S.B.

Tesla do blejë nikel nga minierat e Kaledonisë së Re

S.B.

Fiat-Chrysleri dhe PSA-ja shënuan fitime në “vitin pandemik”

S.B.

Përshpejtimi i kësaj Audi është e mbinatyrshme

S.B.

Kufiri i shpejtësisë ishte 90, por ky amerikan voziste 250 km/orë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...