Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në rritje numri i të infektuarve me Kovid-19, priten sasitë e para të vaksinës Sutinik V

Shkup, 6 mars – Numri i pacientëve të infektuar me KOVID-19 në vend është akoma në rritje. Ekziston një numër në rritje i pacientëve në Shkup, Kavadar, Negotinë, Prilep dhe Ohër. Në 24 orët e kaluara, janë kryer 3,519 teste dhe janë regjistruar 843 raste të reja me KOVID-19. Kanë vdekur 11 persona, të gjithë në kushte spitalore, ndërsa janë shëruar 333 pacientë, nga të cilët 115 janë nga Shkupi.

Autoritetet shëndetësore sigurojnë që pandemia KOVID-19 do të mundet duke respektuar masat e mbrojtjes dhe vaksinimin. Vaksinimi kundër KOVID-19 në vend filloi më 17 shkurt të këtij viti dhe deri më tani rreth 3,500 punonjës shëndetësorë janë vaksinuar me vaksinën “Fajzer”. Ministri dikasterial Venko Filipçe siguron se jemi gati për vaksinimin masiv të popullatës. Pikat e vaksinave janë gati në të gjithë vendin, ka mjekë dhe infermierë të arsimuar për të punuar me vaksinat dhe beson se procesi duhet të shkojë mirë.  Informoi se deri më tani rreth 120,000 qytetarë janë regjistruar për vaksinim dhe njoftoi se është planifikuar fushatë për atë qëllim.

Siç është njoftuar nga kryeministri Zoran Zaev, të dielën në vend përmes DHL duhet të arrijnë sasitë e para të vaksinës ruse Sputnik V, të cilat janë të destinuara për tre mijë qytetarë. Kjo u konfirmua nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i cili tha se sasitë e para të vaksinës ruse Sputnik do të mbërrijnë të dielën me transport special, përmes kompanisë “DHL”, në paketim të përshtatshëm, zinxhir të ftohtë, me respektimin e temperaturave.

“Kjo është një vaksinë që, ndryshe nga Fajzer, ruhet në një temperaturë prej -18 deri -20 gradë, për të cilën infrastruktura jonë është e gatshme. Pas marrjes, ajo do të vendoset në frigoriferët tanë, procesi i vaksinimit do të organizohet në pikat në Qendrën shëndetësore në Shkup”, tha Filipçe. Nëse këto vaksina arrijnë të dielën, shumë herët, Filipçe pret që të fillojë vaksinimi me vaksinën Sputnik V në fillim të javës tjetër.

“Kjo është një vaksinë që do të jetë e destinuar për tre mijë qytetarë sepse vaksina e parë dhe rivaksinimi janë praktikisht me vektorë të ndryshëm, kompania ndërmerr detyrim për maksimum prej tre javësh, diçka edhe më herët në mënyrë që të organizohet procesi i rivaksinimit dhe ndërkohë informacioni është duke pritur për pjesën tjetër të dinamikës”, shpjegoi Filipçe.

Siç deklaroi dje kryeministri Zoran Zaev, për masa të reja të mundshme shtrënguese, Qeveria do të presë Komisionin për Sëmundjet Infektive.

“Për masa të tjera kufizuese të mundshme, ne do të presim Komisionin për Sëmundjet Infektive. Ata ndoshta do të punojnë sot dhe gjatë fundjavës dhe të hënën në orën 9 do të ketë një takim standard të Shtabit të përgjithshëm koordinues të Qeverisë, ku do të marrin pjesë ministri i Shëndetësisë. Ne do të ndjekim rekomandimet e tyre”, tha Zaev dje. Kemi një pik të ri, tha Zaev, por le të shohim se çfarë do të thonë numrat këto ditë dhe përfundimisht cili do të jetë propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Me të njëjtin qëndrim është edhe ministri Filipçe, i cili deklaroi se janë të kujdesshëm dhe do të monitorojnë situatën me pacientë kovid në vend në ditët në vijim. “Që nga fillimi i javës së ardhshme, do të vendosim nëse duhen ndonjë masë shtesë shtrënguese apo jo”, theksoi Filipçe.

Qytetarët, tha ai, duhet t’i respektojnë masat parandaluese dhe sepse ato mbeten edhe më tej një nga mekanizmat kryesorë në luftën kundër pandemisë me KOVID-19.

Postime të ngjashme

Bytyqi: Me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare e kthejmë kreativitetin e ivent industries

R Zh

Në Dibër edhe një viktimë nga Kovid-19, deri më tani gjithsej 40

R Zh

Despotovski: Përkundër pandemisë, kompanitë në zonat TIR kanë rezultate pozitive ekonomike

R Zh

Sela: Është gënjeshtër që koalicioni ASh-AAA ka bllokuar pakon e pestë ekonomike

R Zh

MASH: Programe të reja mësimore për filloristët – bazë dhe nxitje për qasje kreative në mësim

R Zh

Qyteti i Shkupit së shpejti do të fillojë me implementimin e qarkullimit – transport i shpejtë me autobusë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...