Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Në rrjedhë bisedimet për pakon e re antikrizë

Shkup, 2 shkurt – Në mënyrë intensive po rrjedhin bisedimet për pakon e re, të pestë antikrizë që duhet  të sigurojë mbështetje financiare për qytetarët dhe ekonominë. Është hapur debat i gjerë ku janë të kyçura sindikatat, odat, punëdhënësit, Japin propozime, sugjerime dhe mendime të cilat do të shqyrtoheshin nga ana e Qeverisë me qëllim të shpërndarjes më efektive të ndihmës shtetërore.

Sipas paralajmërimeve, hotelieria., transporti, turizmi, kultivuesit e duhanit dhe mediumet do të jenë në fokus të pakos së pestë të masave, si sektorët drejtpërdrejtë më të goditur, të cilëve u është ,më se e domosdoshme ndihma.

Por, që të kyçen në pakon antikrizë kërkuan edhe industritë e tjera: muzikantët, organizuesit e ngjarjeve dhe përfaqësuesit e veprimtarive foto dhe video. Disa të tjerë formuan edhe oda në mënyrë që të veprojnë të bashkuar.

Për pakon e re të masave dje mbledhje mbajti edhe Këshilli ekonomik-social. Në mbledhje morën pjesë Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM), Konfederata e sindikatave të lira dhe Organizata e punëdhënësve.

LSM kërkoi të vazhdojë mbështetja financiare për pagesë të rrogave, por shprehi edhe disa kërkesa të tjera: kompensim të rrogës për mungesë në punë për shkak të infektimit me KOVID, izolimit dhe vetëizolimit të paraqesë 100 për qind nga baza e caktuar me ligj, zbatim të furnizimeve publike nga ana e organeve shtetërore kryesisht nga kompani vendore të cilët nuk kanë larguar nga puna punëtorë në mënyrë të pabazë dhe nuk kanë keqpërdorur mbështetjen financiare për pagesë të rrogave, punëtorët të cilët shfrytëzuan masa si të sëmurët kronik. gratë shtatzëna, ruajtja e fëmijës deri 10 vjeç të paguhen në vlerë të rrogës së tyre, pa ulje të saj dhe njëkohësisht të ketë kujdes për nënat të cilat kanë shfrytëzuar pushimin e lehonisë, ndërkaq u është ndërprerë marrëveshja për punësim në çfarëdo baze, si dhe të kenë të drejtë për pushim të paguar të lehonisë.

Saktë 11 muaj kompanitë të cilat merren me organizimin e ngjarjeve përballen me një sfidë të paparë, siç nuk mban mend kujtesa moderne, 11 muaj pa mundësi për punë dhe pa realizimin e të ardhurave, ndërsa ende nuk dihet kur do të fillonte sektori me punë. Për fat të keq, industria për organizim të ngjarjeve nuk është mjaftueshëm e njohur nga ana e Qeverisë, nuk trajtohet në përputhje me gjendjen në të cilën gjendet, reagoi sot Asociacioni i Ivent Industrisë (IVAP) dhe kërkon përfshirjen e tyre në pakon e pestë të masave.

Sipas IVAP, ky sektor u bë i padukshëm për shtetin, ndërsa masat të cilat deri më tani i ofroi Qeveria në pakot paraprake për ndihmë janë të pamjaftueshme, e as nuk janë adekuate.

“Edhe pse puna jonë nënkupton shikueshmëri dhe shumë zhurmë, vendosëm në këtë krizë të veprojmë me përgjegjësi dhe qetësi, me qëllim të tregojmë se jemi partner konstruktiv në luftën kundër pandemisë. Por, kjo nuk do të thotë se duhet të jemi të harruar apo injoruar. Prandaj, kërkojmë urgjentisht dhe menjëherë të ndahemi si një nga veprimtaritë më të rrezikuara nga pandemia, nërsa në pakon e ardhshme të masave për ndihmë të kyçemi në mënyrë adekuate me gjendjen në të cilën ndodhemi”kumtoi IVAP.

Përfaqësuesit e veprimtasrisë fotografike dhe video, ndërkaq formuan Odë. >Të bashkuar, bënë thirrje se edhe ata janë të goditur nga pandemia, se janë dëm kolateral nga kufizimi për punë i objekteve hotelierike, se është rrezikuar ekzistenca e tyre dhe se shteti i ka harruar. Prandaj, siç cekën, kërkojnë të përfshihen me pakon e pestë të masave antikrizë. Sipas Odës, një pjesë e madhe e anëtareve të saj janë ndërmarrje mikro dhe të vogla me numër të vogël të të punësuarve, një deri në pesë, kështu që vetëm me largimin e një të punësuari nuk i përmbushin kushtet për shfrytëzim të masave qeveritare dhe kushtet për  kreditë e volitshme nga Banka zhvillimore. Për shkak të ngjarjeve të anuluara dhe punës së pakësuar, shumica e shitoreve i kanë larguar punëtorët, disa i kanë pezulluar ndërmarrjet, ndërsa disa të tjerë i kanë mbyllur ato.

Oda paralajmëroi edhe se këto ditë, derisa pret takim me kompetentët rreth kërkesave të cekura, do të bëjë statistikë për dëmin e pësuar në këtë sektor nga fillimi i pandemisë.

Muzikantët të cilët bëjnë pjesë në gjithsej gjashtë shoqatat të vendit, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim dhe për dalje të përbashkët para organeve djhe institucioneve shtetërore. Ata publikisht kumtuan se së bashku me hotelierët janë kategoria më e rrezikuar për ç’arsye kërkojnë të përfshihen me pakon e re të masave.

Lidhur me pakon e re të masave reaguan edhe nga industria e mishit. Por, nuk kërkoi të përfshihen me pakon, por paralajmëroi që të kihet kujdes gjatë konceptimit të saj.

Pakoja e katërt dhe e pestë e masave antikrizë nuk do të kenë efekt sepse nuk janë drejtuar siç duhet, reaguan sot përfaqësuesit e industrisë së mishit nga vendi.

Ata besojnë se Qeveria duhet t’i kthejë përsëri vauçerët “Blej produkte vendore”, në mënyrë që të orientohen mjetet e qytetarëve te kompanitë vendase.

Fundjavën që shkoi, mu për pakon e pestë dhe mbështetjen e planifikuar, takim me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi mbajtën përfaqësuesit nga Oda e pavarur hotelierike të cilët i përsëritën pesë kërkesat, ndërsa të premten takim në Qeveri u mbajt edhe me katër odat ekonomike.

Në pakon e pestë, siç ceket, planifikohet të merren masa e ndihmës shtetërore prë pagesë të rrogave, me kredi pa normë interesi për kompanitë. Në vend të subvencionit prej 14.500 deri 21.770 denarë për të punësuar, kompanitë do të kenë në dispozicion kredi pa normë interesi me grejs periudhë prej 12 muajve dhe periudhë pagese prej tre viteve me grant të përfshirë prej 30 për qind nëse tregojnë rezultate pozitive.

Pritjet nga Qeveria janë se pakoja e pestë e masave nuk do të kërkojë detyrime të reja dhe të shndërrohet në borxh publik. Nëse nevojitet, siç tha Bytyqi, do të bëjnë edhe pako të re të masave. me të gjitha pakot deri më tani përfundimisht me dhjetorin e vitit të kaluar tashmë janë shpenzuar 360 milionë euro të cilët janë injektuar tek qytetarët, afaristët, ndërsa në janar të këtij viti ka edhe mjete shtesë të cilat janë shpenzuar. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...