Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në rrjetet sociale po shpërndahen lajme të rreme për edukimin seksual

Shkup, 1 shkurt – Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar përgjegjësi për siç thonë ata, lajme të rreme dhe tendencioze që po shpërndahen në rrjetet sociale dhe në disa portale në lidhje me materialin për edukim seksual në sistemin tonë të arsimit. MASH bën me dije se materiale të tilla nuk ka në programin arsimor në vendin tonë.

“I demantojmë kategorikisht të pavërtetat e përhapura nga grupi në Facebook “Nga ne për ne” në mediat sociale, dhe të transmetuara nga disa portale, në lidhje me pretendimet për përmbajtjen e librave shkollorë  për edukim seksual për nxënësit në klasën e dytë. Lajmi është plotësisht i rremë dhe ilustrimet e përdorura nuk janë pjesë e teksteve dhe materialeve nga sistemi ynë arsimor. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve, prindërve dhe studentëve që të mos i nënshtrohen informacioneve të paverifikuara që përhapet në rrjetet sociale, sepse i shkaktojnë dëm të drejtpërdrejtë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe gjithë sistemit arsimor”, njoftojnë nga MASH.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...