Në rrugën drejt Kodrës së Diellit është gjetur automjeti nga i cili dje në Tetovë ka pasur të shtëna

nga D V

Tetovë, 12 prill – Policia e Tetovës informoi se mbrëmë është gjetur automjeti nga i cili ka pasur të shtëna drejt një shtëpie në rrugën “Ilindenska” në Tetovë rreth orës 22:45. Automjeti 15 minuta më parë ishte vjedhur nga pronarët të cilët u kërcënuan me armë.

Të shtënat në SPB Tetovë i paraqiti tetovari M.T. nga Tetova, i cili deklaroi se ato janë bërë nga automjeti “folksvagen polo”.

“Ekspertiza është bërë dhe pas masave të ndërmarra rreth orës 01:35 më 12.04.2024 në rrugën Tetovë-Kodër e Diellit automjeti ishte gjetur. Gjithashtu, pas masave të ndërmarra u konstatua se paraprakisht ka pasur paraqitje se rreth orës 22:30 nën kërcënimin e armëve automjeti ‘polo’ ishte marrë nga F.E. dhe babai i tij N.E. po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit, pas çka do të parashtrohen padi adekuate”, thuhet në kumtesën e sotme të SPB Tetovë.

Gjatë të shtënave të djeshme nuk ka të lënduar, ndërsa janë dëmtuar dera dhe muret e një shtëpie. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More