Në rrugën drejt Tanushës arrestohen dy persona, ilegalisht transportonin prodhime

Shkup, 20 gusht – Më 20.08.2021 rreth orës 07.15 në rrugën rajonale nga Shkupi drejt fshatit Tanushë, në afërsi të fshatit Brodec, nga nëpunësit policorë të Stacionit Policor Tanushë, janë arrestuar A.A.(38) dhe E.E.(29) të dy nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “tregti e palejuar”.

 

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit në automjetin transportues “Fiat dukato”, me targa të Shkupit, me shofer A.A., në të cilin bashkudhëtar ka qenë E.E. është kapur sasi e madhe e prodhimeve të cilat të denoncuarit i kanë transportuar pa poseduar dokumentacionin adekuat, pa deklaracion të prodhimeve dhe me dërgesë jovalide.

Personat u janë dorëzuar nëpunësve policorë të Stacionit Policor në Çair për procedurë të mëtutjeshme, kurse pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të shqiptohet kallëzim përkatës.

Related posts

Plagosi vëllezërit në Shkodër për pronën, arrestohet autori

D V

Qeveria: Është miratuar financimi i termocentraleve fotovoltaike Osllomej dhe Manastir përmes BERZH-it

D V

Takim i Pendarovskit me komandantin e Gardës Nacionale të Vermontit, gjeneral-majori Gregori Najt

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More