Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Në samitin e G20-ës/ Merkel ngre shqetësime për vaksinën

Kancelarja gjermane Angela Merkel ngriti shqetësime në samitin e G20 –ës lidhur me qasjen e vendeve më të varfra të botës ndaj vaksinave kundër Covid 19-ës.

Liderët pjesëmarrës në takim premtuan se do të ketë shpërndarje të tmerrshme të vaksinës që konsiderohet si rruga më e mirë për rikthimin e normalitetit. Megjithatë, shefja e ekzekutivit gjerman paralajmëroi se progresi është i ngadaltë, e tha se do ta shtrojë për diskutim këtë çështje edhe me aleancën globale të vaksinës, GAVI.

Do të flasim për Gavin mbi kohën se kur do të fillojnë negociatat, sepse sinqerisht druhem se deri tani, nuk është bërë asgjë, pohoi Merkel. Komentet e saj erdhën në kohën kur Shtetet e Bashkuara njoftuan se disa amerikanë mund të vaksinohen që në 11 dhjetor. Samiti i G20-ës u mbajt këtë radhë online për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjatë konferencës, vendet më të pasura të globit premtuan të mbështesin vendet e varfra ekonomitë e të cilave janë dëmtuar keq nga kriza, por dhanë shumë pak detaje rreth shpenzimeve. Që kur u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi ka infektuar gati 60 milionë njerëz nëpër botë e ka shkaktuar 1,4 milionë vdekje.

Postime të ngjashme

Arabia Saudite nuk do të pranojë asnjë person nga jashtë për kryerjen e Haxhit këtë vit

Dafina Vidishiqi

COVID-19 në SHBA: 431 të vdekur në 24 orët e fundit

Dafina Vidishiqi

Joe Biden i dhuron Boris Johnsonit një biçikletë me ngjyra të flamurit të Britanisë së Madhe

Dafina Vidishiqi

BE dritë jeshile pasaportës dixhitale të vaksinimit

Dafina Vidishiqi

G7-ta me projekte infrastrukturore kundrejt Kinës

Zekirija Haxhiu

SHBA, 431 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...