Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Në Samitin e Tiranës dështoi miratimi i deklaratës, shkak raportet Kosovë-Serbi

Shqipëri, 10 qershor 2021 – Në Samitin e Krerëve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur të enjten në Tiranë, ka qenë e paraparë të nënshkruhej edhe një deklaratë, por që në fund ka dështuar.

Fillimisht mediat në Serbi raportuan se ajo është tërhequr për shkak se kryeministri i Kosovës në minutat e fundit ka kërkuar që në dokument të shkruhej Republika e Kosovës dhe ka refuzuar ta nënshkruajë. Megjithatë, kjo është mohuar nga Qeveria e Kosovës.

Në një përgjigje, zëdhënësja Rozafa Kelmendi ka thënë se ky lajm është i pavërtetë teksa ka theksuar se deklarata është tërhequr nga nikoqiri i takimit.

“Lajmi për refuzimin e nënshkrimit të deklaratës së përbashkët nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është i pavërtetë. Deklarata është tërhequr nga vetë nikoqiri i takimit, pasi është vërejtur që ka dallime të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo duke mos dhënë detaje tjera.

Samiti i sotëm u dallua edhe për polemizimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me atë të Serbisë, Ana Bërnabiq. Teksa Kurti ka thënë se mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë është pengesa kryesore për bashkëpunimin rajonal, Bërnabiqi i ka quajtur provokime pikëpamjet e Kurtit.

Në anën tjetër, rreth 30 miliardë euro i ka zotuar Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor në projektet infrastrukturore, hekurudhore, të energjisë e digjitalizimit. Por zyrtarë të BE-së kanë kërkuar prej shteteve të Ballkanit t’i eliminojnë barrierat që ekzistojnë dhe të mundësohet liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit e shërbimeve.

E Kurti ka propozuar një Marrëveshje të Evropës Juglindore për Tregti të Lirë (SEFTA) si kornizë të re bashkëpunimi për të ardhmen në Ballkanin Evropian.

Postime të ngjashme

CNN i bën jehonë lajmit se Biden do të pranojë medalje presidenciale në Kosovë

D V

Konjufca: Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura

D V

“Faleminderit Kroaci”: Ngjyrat e flamurit të Kroacisë ndriçojnë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës

D V

Kosova regjistron 70 raste të reja me koronavirus

D V

Kosovë: Rreth 90% të rasteve të infektimit janë me variantin Delta

D V

Gërvalla e cilëson shumë të rrezikshme iniciativën Ballkani i Hapur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...