Agjencia Zhurnal.mk

Në Serbi edhe 11 raste të reja të infektimit, gjithsej 83 raste të konfirmuara me koronavirus

Në Serbi deri në orën 8 të 18 marsit 2020 janë regjistruar gjithsej 83 raste të konfirmuara të infektimit me COVID-19, ka kumtuar Ministria serbe e Shëndetësisë.

Prej raportimit të fundit deri në orën 8 të dt. 18 mars janë testuar mostrat e 47 personave prej të cilëve 11 dolën pozitivë dhe 36 negativë në koronavirusin e ri.

Në izolim shtëpiak gjenden katë persona me pasqyrë të lehtë klinike, derisa 7 persona janë mbajtur për trajtim spitalor.

Deri në orën 8 të 18 marsit 2020, në laboratorin kombëtar të Institutit Torlak janë testuar gjithsej 421 persona të cilët i kanë plotësuar kriteret e definimit t rastit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...