Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Në Serbi kanë nisur hetimet në lidhje me pretendimin për përgjim të Vuçiqit

Ka nisur një “hetim gjithëpërfshirës dhe i hollësishëm” se kush, me urdhër të kujt dhe me çfarë qëllimi, është përgjuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë njoftuar mediat e Beogradit të hënën.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Aleksandar Vulin, tha se është “i sigurt” se vërteta do të zbulohet.

“Hetimi, i cili është në mënyrë rigoroze i mbyllur, po vazhdon për ca kohë”, ka shkruar sot “Veçernje novosti”, duke iu referuar burimeve anonime, ndërkohë tabloidi “Informer” i afërt me Vuçiqin, pretendon se presidenti është “përgjuar dhe është ndjekur fshehurazi nga një njeri i fuqishëm nga maja e shtetit” dhe se kjo u zbulua “nga një hetim i përbashkët i Ministrisë së Brendshme (MUP) dhe Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA)”.

“Aktualisht, po merren në pyetje, në radhë të parë anëtarët e Shërbimit për Metodat Speciale të Hetimit të Drejtorisë për Krime të Policisë. Shërbimi është gjithashtu përgjegjës për mbikëqyrjen elektronike. Hetimet po kryhen nga Sektori i Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Brendshme”, shkruan “Veçernje Novosti”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha më 31 dhjetor se ai ishte përgjuar dhe se “kjo ishte bërë nga vendasit” dhe se “autoritetet do të përcaktojnë nëse ata janë të lidhur me të huajt”, tha ai.

“Përgjimi i kreut të shtetit është grusht-shtet i drejtpërdrejtë”, tha Vuçiq.

Ai deklaroi se ishte përgjuar për një kohë të gjatë – një vit e gjysmë dhe tha se ka prova për këtë. Ai beson se e di kush qëndron pas kësaj.

Tabloidi i afërt me Vuçiqin “Informer”, pretendon se “përpjekja e planifikuar për grusht-shteti u parandalua në momentin e fundit”.

Ministri Aleksandar Vulin shtoi se shërbimet kompetente po punojnë në hetim.

“Presidenti i Serbisë ia ka lënë duart e lira Policisë për të gjetur të vërtetën e plotë për këtë rast”, tha Vulin.

Sipas Kushtetutës së Serbisë, kreu i shtetit nuk ka kompetenca ekzekutive.

Postime të ngjashme

Reagime mbi vendimin për të hetuar krimet në territoret palestineze

T E

Tërmet i ri, edhe më i fortë në Zelandën e Re, me magnitudë prej 7,4 ballë

T E

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

SHBA shpreh shqetësim për gjobat ruse kundër REL-it

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...