Në sesionin e Komitetit për Trashëgimi Botërore pranohet aplikacioni për ndërtimin e kapaciteteve të Entit dhe muzeut-Ohër

Shkup, 29 korrik  – Komiteti për Trashëgimi Botërore të UNESKO-s në sesionin e tij të 44-të, që mbahet në Fuxhu, Kinë, sot e pranoi aplikacionin “Përforcimi i kapaciteteve për menaxhim me trashëgiminë kulturore të Rajonit të Ohrit: Trajnim për zhvillim të bazave të të dhënave dhe platforma GIS për trashëgimi kulturore të patundshme për Entin dhe muzeun – Ohër”, kumtoi Ministria e Kulturës.

 

Projekti pranues për ndërtimin e kapaciteteve, në vlerë prej 55 mijë dollarë amerikan, potencojnë nga Ministria, ka për qëllim t’i përmirësojë njohuritë dhe aftësinë e personave profesional në Entin dhe muzeun – Ohër, në lidhje me shkathtësitë GIS me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtar.

Aktivitetet për trajnim, shtojnë, do të përkushtohen në disa aspekte kyçe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, siç janë: digjitalizimi me zbatimin e teknikave bashkëkohore dhe teknologjive me procedura  standarde për inventarizimin  e trashëgimisë kulturore, të cilat, sërish, do të jenë kompatibile me sistemet e përhershme të institucionit, si dhe me Regjistrin nacional për trashëgimi kulturore.

“Kjo që është veçanërisht e rëndësishme  se me këtë projekt do të krijohet platforma GIS për trashëgimi kulturore të patundshme në Rajonin e Ohrit dhe shfrytëzimi i saj”, citojnë nga Ministria.

Në projektin për ndërtimin e kapaciteteve do të përfshihen edhe ekspertë nga institucione tjera kombëtare për mbrojtje të trashëgimisë kulturore nga shteti ynë, të cilat direkt janë të përfshira në menaxhimin me trashëgiminë botërore. Plotësisht, në projektin, që do të realizohet 18 muaj, është parashikuar të përfshihen edhe ekspertë nga Republika e Shqipërisë.

Related posts

“Tension e emocion” në përplasje me izolimin

Lea Muslija

S’doja ta quaja Hannibal Lecterin hero

D V

Qyteti 4 mijë vjet i vjetër në “djepin e qytetërimit”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More