Shkup, 8 tetor, zhurnal.mk – Në dy paralele të shkollës fillore “Goce Dellçev” në izolim janë edhe 22 filloristë, krahas 17 të tjerëve për të cilët ishte njoftuar dje.
Komuna Qendër informoi se një nënë e një prej filloristëve, e cila është mësuese në shkollë, edhe pse tashmë disa ditë ka pasur simptoma të virusit korona dhe nuk kishte shkuar në punë, fëmijën e kishte dërguar në mësim.
Komuna Qendër në kumtesën e saj ashpër e dënoi sjelljen pa përgjegjësi të mësueses dhe kërkoi nga drejtoresha që tërësisht ta hetojë rastin dhe mënyrë adekuate të sanksionojë të punësuarën.
“Theksoj se një sjellje e tillë e pavetëdijshme dhe pa përgjegjësi e një punonjësi arsimor nuk guxon të tolerohet. Mësuesit duhet të jenë shembull se si punohet me përkushtim për të mirën e fëmijëve dhe në asnjë rast nuk guxojnë të lejojnë që me sjelljen e tyre të rrezikojnë sigurinë e fëmijëve”, deklaroi kryetari i Qendrës, Sasha Bogdanoviq.
Komuna njoftoi se ka ndërmarrë të gjitha masat për mbajte të higjienës në shkolla dhe i bën thirrje kuadrit arsimor dhe prindërve që t’i respektojnë rekomandimet dhe protokollet shëndetësore.