Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Në shkollë fillore do të mësohet dhe joga, mund të mësohet dhe gjuha shqipe si lëndë zgjedhore

Shkup, 21 dhjetor – Zhurnal.mk – Gjeografia dhe historia do të bëhen një lëndë e përbashkët, dhe do të quhet “Shkenca shoqërore”. Bashkimi i lëndëve është paraparë edhe për fizikën, kiminë dhe biologjinë dhe këto do të quhen shkenca natyrore. Gjithashtu, do të bashkohen vizatimi dhe muzika.

E gjithë kjo është paraparë me konceptin e ri të Ministrisë së Arsimit në gjitha shkollat e vendit, informon Zhurnal.

Këto lëndë do t’i japin arsimtarë të cilët deri tani i kanë ligjeruar këto lëndë, ndërsa siç premtojnë nga MASH, nuk do të largohet asnjë mësimdhënës nga puna.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sqaroi se nuk ka shlyerje të lëndëve, por integrimi i disa lëndëve në një lëndë.

Mes risive, do të ketë edhe gjuhë të dytë, me mundësi të zgjedhet të mësohet edhe gjuha shqipe, por do të ketë edhe lëndë tjera rekreative të cilat përfshijnë pilates dhe joga.

Është e paqartë si do të mund të ushtrojnë joga nxënësit kur 130 shkolla fillore në gjithë shtetin nuk kanë salla sporti. Këto shkolla, ndoshta kanë hapësira sportive mirëpo në ambient të hapur dhe nuk i plotësojnë kushtet për ushtrime, sepse shumica madje janë të pa asfaltuara, gjegjësisht me pluhur dhe me baltë.

Nga shkollat që janë pa salla sportive, 11 prej tyre janë në Shkup. Bëhet fjalë për shkollën “Jashar Bej Shkupi” në Çair, shkolla “Kiril dhe MEtodi” në Stajkovc, shkolla “Joakim Krçovski” në Vollkovë, shkolla “Drita” në fshatin Rashçe, shkolla “Goce Dellçev” në Lisiçe të poshtme etj.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Liberalët ballkanik për non-pejperin: Kriza e kovidit në rajon dhe BE tokë pjellore për ide të rrezikshme nacionaliste për rishikim të kufijve

R Zh

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...