Agjencia Zhurnal.mk

Në shkollë të mesme në Tetovë janë regjistruar vetëm 1270 nxënës

Tetovë, 26 qershor – Zhurnal.mk – Sektori për Punë Publike pranë komunës së Tetovës, informon se në afatin e dytë të regjistrimit në shkollë të mesme, në shkollat e mesme të Tetovës janë regjistruar 186 nxënës, prej të cilëve 128 në gjuhë shqipe dhe 58 në gjuhë maqedonase, njofton Zhurnal.

Gjithsej në dy afatet e regjistrimit, janë regjistruar gjithsej 1270 nxënës. Këto 1270 nxënës janë vetëm 64,8 përqind e nxënësve të cilët kanë kryer arsimin fillor në Tetovë.

“Gjithsej janë regjistruar 995 nxënës në gjuhë shqipe (62,6% prej nxënësve që kanë përfunduar arsimin fillor në gjuhën shqipe), dhe 264 nxënës maqedonas (77,4 që kanë përfunduar arsimin fillor), 11 në gjuhën turke (37,9 që kanë përfunduar arsimin fillor).

Ngelin kriteret e larta për regjistrim në shkollë të mesme, theksoi Ahmed Qazimi, udhëheqës i sektorit komunal për punë publike.

Ndryshe në Tetovë dhe rajon, gjithsej arsimin fillor e kanë kryer 2060 nxënës. Afati i tretë për regjistrim është ditën e hënë, 29 qershor.///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...