Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në Shkup janë sanksionuar 101 shoferë, 12 pa patentë shoferi, shtatë për vozitje të shpejtë

Shkup, 23 shkurt – Në territorin e qytetit të Shkupit në kuadër të kontrolleve të përforcuara në komunikacion janë shqiptuar gjithsej 101 masa, mes të cilave për vozitje pa patentë shoferi 12.

MPB-ja sot kumtoi se shtatë sanksione janë për mosrespektim të shpejtësisë, dhe tre për automjete teknikisht me defekt për transportin publik.

“Janë shqiptuar gjashtë sanksione për përdorimin e celularit, tre për kalim në semafor të mbyllur (dritë të kuqe) dhe 29 për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme”, theksohet në kumtesë dhe është paralajmëruar se kontrollet e përforcuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat që të rritet siguria në komunikacion. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

A po zgjerohet fuqia e grupit të “zjarrt” kundër Artan Grubit ?

Bexhet Musliu

582 raste dhe 374 të shëruar nga Covid 19

T E

Çerdhet në Saraj dhe Kondovë me dy grupe shtesë për fëmijë

Bexhet Musliu

Në UT u përurua Klinika Juridike

Bexhet Musliu

Ziadin Sela takim pune me përfaqësues të Fondacionit Konrad Adenauer

Bexhet Musliu

ASH-AAA: Programi vjetor i kulturës, pushteti poshtëroi kulturën shqiptare

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...