Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në Shkup janë sanksionuar 193 shoferë, 29 prej tyre kanë qenë pa patent shoferi

Shkup, 25 shkurt – Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 193 masa në komunikacion, mes të cilave 29 për qarkullim pa patent shoferi, 24 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, si dhe tetë për automjete teknikisht jo të rregullt dhe jo të regjistruara.

Nga MPB-ja sot informuan se janë shqiptuar edhe 10 sanksione për shfrytëzimin e celularit, shtatë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, pesë për mospërdorimin e rripit të të sigurisë, katër për kalim në dritë të kuqe, pesë për kundërvajtje të këmbësorëve, katër motoçiklistë të sanksionuar dhe 44 dënime për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, kumtuan nga MPB-ja dhe apelojnë të respektohen rregullat, që të rritet siguria në komunikacion. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...