Në Shkup janë shqiptuar 184 sanksione, 39 për ngasje të shpejtë

Shkup, 27 korrik – Gjatë kontrollit të intensifikuar aksional të djeshëm në komunikacion, janë shqiptuan gjithsej 184 masa në territorin e Qytetit të Shkupit, informon Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, për ngasje më shumë se shpejtësia e lejuar, janë shqiptuar 39 sanksione, 23 shkelje që i kanë shkaktuar këmbësorët, 14 për ngasje pa patentë shoferi, 12 për shkelje të motoçiklistëve.

Shtojnë se tetë sanksione janë shqiptuar për përdorimin e telefonit celular, gjashtë për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruara, tetë për ngarje nën ndikimin e alkoolit, gjashtë për parakalim të paligjshëm dhe devijim dhe 45 për parkim të paligjshëm.

Nga MPB-ja në kumtesën e sotme paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që t’I respektojnë rregullat e komunikacionit që të rritet siguria në komunikacion.

Related posts

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje në Gjakovë

D V

Në kërkim për drogë dhe tentativë vrasje, tre të arrestuar në Fier

D V

Shkaku i xhelozisë, i fejuari i shkakton lëndime trupore një vajze në Dragash

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com