Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 103 kovid pacientë, gjithsej po shërohen 685

Shkup, 3 prill – Gjatë 24 orëve të kaluara në kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar 103 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 685 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 po shërohen në repartet infektive në kryeqytet.

Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne dhe kirurgjike ka pasur 41 pranime.

Në Kovid qendrën në SPQ 8 Shtatori ka pasur 18 pacientë të pranuar dhe 20 janë pranuar në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme. Në Kozle nuk janë pranuar pacientë të rinj, ndërsa nëntë pacientë janë pranuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Në Institutin për mjekësi fizikale janë pranuar 15 pacientë.

Gjatë 24 orëve në shtëpi janë lëshuar 86 pacientë të shëruar.

Në këtë moment, në kovid qendrat në klinikat interne dhe kirurgjike po trajtohen 311 pacientë.

Në SPQ 8 Shtatori ka gjithsej 136 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive shtrihen 153 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërinjve tek fëmijët Kozle ka 39 pacientë. Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka pesë fëmijë pozitivë në kovid-19, ndërsa në KGJO ka nëntë paciente pozitive. Në Institutin për mjekësi fizikale dhe rehabilitim ka 26 të sëmurë.

Gjithsej 685 pacientë, të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Një pjesë e madhe e pacientëve janë me përkrahje të oksigjenit.

Numri i pranimeve gjatë ditëve të kaluara është rritur dhe në mëngjes deri ora 8 ka pasur 70 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës, pas largimeve të bëra të pacinetëve të shëruar, të lirohen edhe vende shtesë.

Të gjitha repartet infektive kanë qasje në oksigjen dhe mund të përkujdesin pacientë, të cilët kanë nevojë për përkrahje me oksigjen”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë

Postime të ngjashme

Carovska: Organet hetuese do të zbardhin si është bërë furnizimi me librat shkollorë

Bekim Laçi

Pa marrëveshje me Sofjen, Shkupi nuk mund të shpresoj çelje të negociatave me BE

Bekim Laçi

Konferencë rajonale “Mbrojtja nga tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”

Zekirija Haxhiu

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Zekirija Haxhiu

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...