Shkup, 29 korrik – MPB njofton se në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 111 sanksione, prej të cilave dyzet e dy gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, dhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shooferë, katër gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave…
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thekson MPB-ja.