Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Në Shkup sanksionohen 247 shoferë, 106 për drejtim të shpejtë të automjetit

Shkup, 21 qershor – Në territorin e Qytetit të Shkupit në kuadër të kontrolleve të përforcuara në trafik janë shqiptuar gjithsej 247 masa, mes të cilave 106 sanksione për drejtim të shpejtë të automjetit nga shpejtësia e lejuar.

Nga MPB-ja sot bënë të ditur se nga numri i përgjithshëm i sanksioneve të shqiptuara, 13 për shkelje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, tre sanksione për shoferët fillestarë, 12 sanksione për drejtim të automjetit pa patent shoferi.

“Janë shqiptuar 45 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit, 10 sanksione për drejtim të automjeteve teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, tre sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe), 22 sanksione për parkim të parregullt”, qëndron në kumtesë.

Kontrollet e përforcuara në trafik vazhdojnë, paralajmëruan nga MPB-ja dhe u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në trafik.

Postime të ngjashme

Gostivar, vëllau ia vjedh motrës arin në vlerë prej 50 mijë euro

D V

Aksidenti tragjik në Durrës i mori jetën Elonës, vajzës së talentuar që pikturonte shenjues librash

D V

Arrestohet shoferi i autobusit në Kroaci: Më zuri gjumi në timon

R Zh

Arrestohet një person në Kumanovë për shkak të tregtisë me lëndë narkotike

D V

Një autobus i Kosovës është përmbysur afër Sllavonski Brod, dhjetë perona kanë humbur jetën

R Zh

Kroaci: Aksidentohet autobusi nga Kosova, dyshohet për 10 të vdekur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...