Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

Në Shkup u sanksionuan 191 vozitës, 42 për vozitje të shpejtë

Shkup, 2 prill – Zhurnal.mk – Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 191 masa, mes të cilave për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar 42, 11 sanksione për vozitje pa patent shofer, katër për vozitës fillestar, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB shtuan se janë shqiptuar 10 sanksione për përdorim të telefonit celular, pesë për kalim në dritë të kuqe të semaforit, tre për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 68 sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

“Kontrollet e përforcuara në rrugë vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve t’I respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në rrugë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, shtuan nga MPB-ja.

Postime të ngjashme

Gjendet i pajetë një 29-vjeçar në Shkodër

Dafina Vidishiqi

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Dafina Vidishiqi

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Vret vëllain pas mosmarrëveshjes për bagëti

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...