Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Në Shqipëri 1.239 të sapoinfektuar, mes të cilëve edhe ministri i Mbrojtjes

Në Shqipëri në 24 orëshin e fundit është regjistruar rekord i ri negativ i të infektuarve me Kovid-19, por edhe i personave  të vdekur, si pasojë e virusit të rrezikshëm.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  nga 4.562 testet e bëra, pozitive ishin 1.239 që është 27 për qind  e të testuarve.

Mes të sapoinfektuarve është edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili duke e publikuar lajmin  në profilin e tij  në Fejsbuk, citoi se ka formë të lehtë të sëmundjes.

Peleshi nuk është anëtari i parë i kabinetit të kryeministri Edi Rama, i cili është infektuar me virusin e rrezikshëm. Deri tani pozitivë ishin katër ministra, të cilët tashmë janë shëruar.

Siç ka informuar Ministria, është shënuar edhe vdekshmëri e lartë, gjegjësisht  betejën me virusin e rrezikshëm e kanë humbur  16 pacientë, prej 58 deri në 84 vjet,  ku numri i të vdekurve u rrit në 1.488. Në të njëjtën kohë në listën e të shëruarve janë regjistruar 805 persona.

Deri tani në vend janë bërë 94.242 teste me ç’rast  rezultat pozitiv është marrë te 87.528 persona që është 22,2 për qind e të testuarve të tërësishëm, janë shëruar 52.933 persona.

Postime të ngjashme

Rama: Angazhimi i ushtrisë për shuarjen e zjarreve, meriton respekt e inkurajim

D V

Vlora 7 ditë luftë me flakët, drejtori i zjarrfikëseve: Me mbështetje të fortë ajrore do ia dalim!

D V

Emërohet zv/ambasadori i SHBA në Shqipëri, për herë të parë vizitoi Shqipërinë si turist në 1997

D V

“Para 31 gushtit hapim tunelin e 5″/ Balluku: Brenda vjeshtës lidhet Sauku me Maternitetin e ri!

D V

Rindërtimi në Vaqarr, Rama: Shëmbëlltyrë kuptimplotë e solidaritetit shqiptar

D V

Manastirliu nga Saranda: Vijnë sot 50.000 doza të tjera vaksinash Pfizer, apel për studentët të vaksinohen përpara fillimit të vitit të ri akademik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...