Në Shqipëri gruaja me sëmundjen e rrallë të gjakut bëhet nënë, mjekja thotë se është ndër rastet e vetme që kanë realizuar

nga D V

Irma Sulaj është një rast suksesi në Shqipëri, pasi u diagnostifikua përpara shtatzënisë me sëmundjen e rrallë të gjakut, trombocitopenia, purpure idiopatike, ajo arriti të sillte në jetë fëmijën e saj shëndoshë e mirë dhe u bë nënë për herë të parë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, mjekja Marinela Lica tregoi detajet nga kjo lindje e veçantë, duke thënë se është një ndër rastet e vetme në Shqipëri që ia del me sukses.

Sakaq, ajo ka theksuar se nëna rrezikonte jetën e vetë dhe të fëmijës që të mos shkonte deri në fund, por gjithçka shkoi mirë.

“Nëna dhe bebi fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë.

Është një sëmundje e gjakut dhe shfaqet me problematika në lidhje me mpiksjen e gjakut dhe shfaqet te çdo person. Nëna pjesën më të madhe të shtatzënisë e ka kaluar në spital.

Fatmirësisht rasti në fjalë nuk ka pasur shenja klinike dhe kemi arritur deri në muajin e fundit, ku është realizuar dhe lindja.

Në Shqipëri mbetet një ndër rastet e vetme që ne kemi realizuar lindjen deri në fund me këtë sëmundje. Problematik është që risku për hemorragji është shumë i lartë.

Nëna rrezikonte jetën e vetë dhe të fëmijës që mund edhe të mos shkonte deri në fund, por fatmirësisht gjithçka shkoi mirë”, u shpreh mjekja./abcnews.al

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More